Thirrje për paraqitje interesi për regjistrim në bazën e recensentëve
Врз основа на член 15 од Законот за учебници во основно и средно образование Në bazë të nenit 15 të Ligjit për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25) dhe Rregullores për mënyrën e regjistrimit në bazën e recensentëve dhe mënyrën e punës së recensentëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 13/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik shpall:
THIRRJE PËR PARAQITJE INTERESI
Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, në përputhje me Ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, mban bazën e recensentëve. Sipas Rregullores për mënyrën e regjistrimit në bazën e recensentëve dhe mënyrën e punës së recensentëve është përcaktuar mënyra e regjistrimit në bazën elektronike të recensentëve për dorëshkrimet e teksteve shkollore dhe tekstet shkollore për gjuhë të huaja.
Kushtet për personat e interesuar:
- Të jenë mësimdhënës nga fakultetet pedagogjike për lëndën mësimore për të cilën është i destinuar teksti shkollor dhe të kenë të paktën dhjetë vite përvojë pune;
- Të jenë mësues nga shkollat fillore ose të mesme, përkatës për lëndën mësimore për të cilën është i destinuar teksti shkollor, me të paktën dhjetë vite përvojë pune në arsim;
- Për lëndët gjuhë dhe kulturë të komunitetit serb, boshnjak, vllah, turk dhe rom, si dhe për lëndët që për herë të parë futen në procesin arsimor, mund të aplikojnë edhe persona me arsim të lartë të kryer në fushën që i përket lënda mësimore për të cilën është i destinuar teksti shkollor dhe që kanë të paktën pesë vite përvojë pune si mësimdhënës ose bashkëpunëtorë në arsimin e lartë;
Dokumentet që duhet të bashkëngjiten:
- Vërtetim ose diplomë për arsim të kryer përkatës, në origjinal ose kopje të noterizuar. Për arsim të kryer jashtë vendit, është i nevojshëm vendimi për njohjen e kualifikimit të lartë arsimor të huaj;
- Dëshmi për identitetin e emrit dhe mbiemrit nëse dallon nga emri në diplomë;
- Vërtetim për stazhin e punës, i lëshuar nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut;
- Deklaratë se i plotësojnë kushtet e nenit 15 të Ligjit për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm;
- Pëlqim për përpunimin e të dhënave personale.
Thirrja është e hapur vazhdimisht!
Aplikimi plotësohet elektronikisht në portalin e-shërbimeve. е-услуги.