KONKURSpër tekste shkollore në arsimin fillor

Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 3/25 dhe 74/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall

KONKURS
për tekste shkollore në arsimin fillor

1. KUSHTE TË PËRGJITHSHME
Porositës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik
Lënda e Konkursit për tekste shkollore: Mbledhja e ofertave të dorëshkrimeve për tekste shkollore për miratimin dhe botimin e një teksti shkollor për lëndët mësimore në vazhdim:

– Gjuhë maqedonase për klasën e IX-të  arsimit fillor;

– Gjuhë shqipe për klasën e IX-të  arsimit fillor;

– Gjuhë turke për klasën e IX-të  arsimit fillor;

– Gjuhë serbe për klasën e IX-të  arsimit fillor;

– Gjuhë boshnjake për klasën e IX-të  arsimit fillor;

– Matematikë për klasën e IX-të  arsimit fillor;

– Biologji për klasën e IX-të  arsimit fillor;

– Kimi për klasën e IX-të  arsimit fillor;

– Fizikë për klasën e IX-të  arsimit fillor;

– Gjeografi për klasën e IX-të  arsimit fillor;

Arsim qytetar për klasën e IX-të  arsimit fillor;

1.1. Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkursin për tekste shkollore kanë botuesit e teksteve shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në nenin 13 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 3/25 dhe 74/25).

1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim.


1.3. Në konkurs mund të marrë pjesë botues i teksteve shkollore vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë mësimore.

1.4. Autor i tekstit shkollor nuk mund të jetë person i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Shërbimin Pedagogjik, Agjencinë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitetin, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Qendrën për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendrën Shtetërore të Provimeve, Qendrën për Arsimin e të Rriturve dhe Drejtorinë për Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit në Gjuhët e Pjesëtarëve të Komuniteteve, kryetar, zëvendëskryetar apo anëtar i Komisionit Kombëtar për Tekstet Shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe anëtar i komisionit të recensentëve.

1.5. Dorëshkrimi i tekstit shkollor përgatitet në përputhje me planin mësimor dhe programin mësimor për klasën përkatëse, lëndën mësimore dhe Konceptin për përpilimin e tekstit shkollor.

1.6. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet të plotësojë kushtet dhe standardet në përputhje me Konceptin për përpilimin e tekstit shkollor.

1.7. Dorëshkrimi i tekstit shkollor dorëzohet në 5 (pesë) ekzemplarë në formë të shtypur dhe 1 (një) ekzemplarë në formë elektronike (CD/USB), i përgatitur në mënyrë artistike dhe grafike dhe i redaktuar në aspektin gjuhësor.

1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga persona të tretë për të cilat botuesi nuk ka siguruar të drejtat e autorit për përdorimin e tyre.

1.7.2. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë mesazhe reklamuese, njoftime ose përmbajtje të cilat promovojnë diskriminim mbi çfarëdo baze diskriminimi të parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

1.8. Botuesit, dorëshkrimet për tekstin shkollor i dorëzojnë në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, ndërsa dorëshkrimet pët tekstet shkollore për lëndët: Gjuha Shqipe, Gjuha Turke, Gjuha Serbe dhe Gjuha Boshnjake, i dorëzojnë në gjuhën dhe në alfabetin në të cilin zhvillohet mësimi.


1.9. Të drejtat dhe detyrimet midis botuesit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,  ndërmjet veti rregullohen me marrëveshje.

2. AFATET
2.1 Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekste shkollore është deri më 20.11.2026.

3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT


3.1. Dokumentacioni i konkursit përfshin: Planin dhe programin mësimor për klasën përkatëse, lëndën, Konceptin për përpilimin e tekstit shkollor dhe Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

3.2. Dokumentacioni i konkursit mund të merret në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik – rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup, ose në lidhjet në vazhdim:

https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/koncepcija-za-izrabotka-na-ucebnik-file-jP5c.pdf

https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/zakoni-mon-file-ktR6.pdf

4. DORËZIMI I DORËSHKRIMEVE PËR TEKSTE SHKOLLORE

4.1. Ofertat e dorëshkrimeve për tekste shkollore dorëzohen me postë të rekomanduar ose në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik – rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup, kati përdhesë.

4.2. Në anën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërm majtas duhet të shënohet “MOS HAP” dhe “KONKURS PËR MIRATIM DHE BOTIM TË TEKSTIT SHKOLLOR”, titulli i dorëshkrimit për tekstin shkollor, klasa, ndërsa në mes adresa: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – SHËRBIMI PEDAGOGJIK, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup

4.3. Botuesit në paketën e dorëzuar me shënimin “MOS HAP” duhet të dorëzojnë dorëshkrim për tekst shkollor në 5 (pesë) ekzemplarë në formë të shtypur dhe 1 (një) ekzemplarë në formë elektronike (CD/USB), i përgatitur në mënyrë artistike dhe grafike i redaktuar në aspektin gjuhësor dhe zarf të mbyllur me shënimin gjithashtu “MOS HAP”, me të dhënat dhe dokumentet e mëposhtme:

– dëshmi për veprimtari botuese të regjistruar së paku pesë vjet;

– të dhëna për numrin e telefonit, adresën elektronike dhe adresën e selisë;

– emri dhe mbiemri i saktë i autorit/autorëve;

 -certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose kopje të vërtetuar me vulë noteriale (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë edhe Aktvendim për njohjen e kualifikimit të huaj të arsimit të lartë të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës);

– vërtetim për përvojën e punës nga autori/ët të lëshuar nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut;

– deklaratë nga autori/ët se i plotësojnë kërkesat në përputhje me nenin 10 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm;

– deklaratë nga autori/autorët se dorëshkrimet janë kontrolluar për aspekte përmbajtjesore dhe teknike, se informacionet e marra janë të referuara dhe se nuk janë plagjiaturë;

– nëse emri dhe mbiemri i autorit/autorëve ndryshon nga emri dhe mbiemri i deklaruar në certifikatën ose diplomën për arsimin e përfunduar, bashkëngjitet dëshmi për identitetin e të dhënave;

– deklaratë për redaktimin gjuhësor të tekstit ose vërtetim për dhënien e provimit për lektor (origjinal ose kopje të vërtetuar me vulë noteriale);

– deklaratë nga botuesi për sigurimin e të drejtave të autorit për ilustrimet në dorëshkrim.

Dokumentacionin e plotë nga kjo pikë botuesit duhet ta dorëzojnë edhe në formë elektronike (CD ose USB) i cili do të vendoset në zarf të mbyllur.

5. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

5.1. Ofertat për dorëshkrime të teksteve shkollore të cilat nuk dorëzohen brenda afatit të përcaktuar dhe ato të cilat nuk janë përgatitur me kushtet e këtij Konkursi, do të refuzohen/hidhen poshtë.

Shkruani koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me *

Search

Popular Posts

  • КОНКУРС за учебници во основно образование

    Врз основа на член 12 став (2) и член 13 став (4) од Законот за учебници во основно и средно образование („Службен весник на Република Северна Македонија” број 3/25 и 74/25), Министерството за образование и наука – Педагошка служба, објавува КОНКУРСза учебници во основно образование 1. ОПШТИ УСЛОВИ Нарачател: Министерство за образование и наука – Педагошка…

  • KONKURS për tekstе shkollorе në arsimin fillor

    Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) dhe neni 13 paragrafi 4 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 3/25 dhe 74/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall KONKURS për tekstе shkollorе në arsimin fillor 1. KUSHTE TË PËRGJITHSHME Porositës:…

Categories

Tags