| Ministria e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik publikon thirrje publike për recensent me qëllim për të inkurajuar numër më të madh të personave që të aplikojnë për recensent për lëndët e listuara në thirrje. | |
| Biologji (Profesioni shëndetesor, Profesioni bujqesor-veterinar, Sherbimet personale, Profesioni kimiko-teknologjik, Profesioni pylltari-perpunues druri) per vitin e 1 te arsimit te mesëm profesional katërvjeçar. | KRYETAR DHE ANËTARË |
| Arti figurativ për vitin e 1-rë, arsimi i mesëm profesional katërvjeçar | KRYETAR |
| Teknologjitë moderne të sektorëve ekonomikë: SEKTORI/PROFESIONI ELEKTROINXHINIERI/ELEKTROTEKNIK Lëndët e përbashkëta për drejtimet/kualifikimet arsimore: drejtimi elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion elektroteknik-energjetik, elektroteknik për teknologji kompjuterike dhe automatizim. | KRYETAR |
| Anatomia dhe Fiziologjia për vitin e 1-rë SHËNDETI DHE MBROJTJA/SHËNDETI SOCIAL Lëndët e përbashkëta për drejtimet/kualifikimet arsimore: motër medicinale, motër gjinekologjike-obstetrike, teknik dentar, asistent dentar, teknik farmaceutik, teknik mjeko-laboratoi-sanitar, teknik i fizioterapisë | KRYETAR |
| Vizatim teknik SEKTORI/PROFESIONI TEKSTIL, LËKURË DHE PRODUKTE TË NGJASHME/LËKURËS TEKSTILE Lëndët e përbashkëta për drejtimet/kualifikimet arsimore: teknik i përpunimit të veshjeve, teknik i modelimit të veshjeve, teknik për dizajn të veshjeve, teknik këpucësh, teknik modelimi i këpucëve | KRYETAR |
| Rishikuesit e regjistruar duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim: Për kryetar:- të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe me të paktën 10 vjet përvojë në mësim dhe Për anëtar:- të jenë mësimdhënës nga shkollat të mesme të përshtatshme për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe me të paktën 10 vjet përvojë pune në mësim. Kandidatët e interesuar aplikimit detyrimisht duhet t’i dorëzojnë:- çertifikatë ose diplomë për arsimimin e kryer përkatës, në origjinal ose e vërtetuar me vulë noteriale (kandidatët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),- certifikat se i plotësojnë kushtet konform nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.-vërtetim për përvojën e punës të lëshuar nga FPIRMV- vërtetim nga institucioni ku është i punësuar. Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr. Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup Aplikacioni i plotësuar së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, në rr. Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup.Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 13.02.2026.Aplikimet e dorëzuara jo të plota ose të parakohshme, nuk do të shqyrtohet. | |

THIRRJE PUBLIKE për recensentët e teksteve shkollore për vitin e 1
Search
Popular Posts
-
КОНКУРС за учебници во основно образование
Врз основа на член 12 став (2) и член 13 став 4 од Законот за учебници во основно и средно образование („Службен весник на Република Северна Македонија” број 3/25 и 74/25), Министерството за образование и наука – Педагошка служба, објавува КОНКУРСза учебници во основно образование 1. ОПШТИ УСЛОВИ Нарачател: Министерство за образование и наука –…


Напишете коментар