Ministria e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik publikon thirrje publike për recensent me qëllim për të inkurajuar numër më të madh të personave që të aplikojnë aplikojnë për recensent për lëndën e shënuar në thirrje . -Gjuha dhe kultura turke (lëndë me zgjedhje) për klasën e III të arsimit fillor nëntëvjeçar
Recenzentët e paraqitur duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:
Për kryetar:
– të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar
teksti shkollor dhe me të paktën 10 vjet përvojë në mësim dhe
Për anëtar:
– të jenë mësimdhënës nga shkollat të mesme të përshtatshme për lëndën mësimore për të cilën është
dedikuar teksti shkollor dhe me të paktën 10 vjet përvojë pune në mësim.
Kandidatët e interesuar aplikimit detyrimisht duhet t’i dorëzojnë:
– çertifikatë ose diplomë për arsimimin e kryer përkatës, në origjinal ose e vërtetuar me vulë noteriale
(kandidatët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar
nga Republika e Maqedonisë së Veriut),
– certifikat se i plotësojnë kushtet konform nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të
Mesëm.
-vërtetim për përvojën e punës të lëshuar nga FPIRMV
– vërtetim nga institucioni ku është i punësuar.
Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në
Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr. Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup
Aplikacioni i plotësuar së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Arsimit
dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, në rr. Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 13.02.2026.
Aplikimet e dorëzuara jo të plota ose të parakohshme, nuk do të shqyrtohet.



Напишете коментар