Konkurs për tekst shkollor në arsimin e mesëm – gjimnaz

1

Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm

(“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25 dhe 74/25), Ministria e Arsimit dhe

Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall

KONKURS

për tekst shkollor në arsimin e mesëm – gjimnaz

1. KUSHTE TË PËRGJITHSHME

Porositës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik

Lënda e Konkursit për tekst shkollor: Mbledhja e ofertave të dorëshkrimeve për tekst shkollor për

miratim dhe botim të një teksti shkollor për lëndën mësimore:

– Gjuhë dhe letërsia serbe për vitin e II (dytë) arsim i mesëm – gjimnaz

1.1. Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkursin për tekst shkollor kanë botuesit e teksteve shkollore në

Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar

në nenin 13 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës

së Maqedonisë së Veriut” numër 3/25 dhe 74/25).

1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim.

1.3. Në konkurs mund të marrë pjesë botues i teksteve shkollore vetëm me një dorëshkrim për tekstin

shkollor për lëndën mësimore të lartpërmendur.

1.4. Autor i tekstit shkollor nuk mund të jetë person i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,

Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Shërbimin Pedagogjik, Agjencinë Kombëtare për Programet Arsimore

Evropiane dhe Mobilitetin, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Qendrën për Zhvillimin e Arsimit

Profesional, Qendrën Shtetërore të Provimeve, Qendrën për Arsimin e të Rriturve dhe Drejtorinë për

Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit në Gjuhët e Pjesëtarëve të Komuniteteve, kryetar, zëvendëskryetar

apo anëtar i Komisionit Kombëtar për Tekstet Shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe anëtar i

komisionit të recensentëve.

1.5. Dorëshkrimi i tekstit shkollor përgatitet në përputhje me planin mësimor dhe programin mësimor

për vitin përkatës, lëndën mësimore dhe Konceptin për përpilimin e tekstit shkollor.

1.6. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet të plotësojë kushtet dhe standardet në përputhje me Konceptin

për përpilimin e tekstit shkollor.

1.7. Dorëshkrimi i tekstit shkollor dorëzohet në 5 (pesë) ekzemplarë në formë të shtypur dhe 1 (një)

ekzemplarë në formë elektronike (CD/USB), i përgatitur në mënyrë artistike dhe grafike dhe i redaktuar

në aspektin gjuhësor.

2

1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra

nga persona të tretë për të cilat botuesi nuk ka siguruar të drejtat e autorit për përdorimin e tyre.

1.7.2. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë mesazhe reklamuese, njoftime ose

përmbajtje që promovojnë diskriminim mbi çfarëdo baze diskriminimi të parashikuar në Kushtetutën e

Republikës së Maqedonisë së Veriut.

1.8. Botuesit dorëzojnë dorëshkrimet për tekstin shkollor në gjuhën dhe shkrimin në të cilën realizohet

mësimi.

1.9. Të drejtat dhe detyrimet midis botuesit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rregullohen me

marrëveshje.

2. AFATET

2.1 Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstin shkollor është deri më 11.03.2026.

3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT

3.1. Dokumentacioni i konkursit përfshin: Planin dhe programin mësimor për vitin përkatës, lëndën,

Konceptin për përpilimin e tekstit shkollor dhe Ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm.

3.2. Dokumentacioni i konkursit mund të merret në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës –

Shërbimi Pedagogjik – rruga “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup, ose në lidhjet në vazhdim:

https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/koncepcija-za-izrabotka-na-ucebnik-file-jP5c.pdf

https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/zakoni-mon-file-ktR6.pdf

https://www.bro.gov.mk

4. DORËZIMI I DORËSHKRIMEVE PËR TEKSTE SHKOLLORE

4.1. Ofertat e dorëshkrimeve për tekst shkollor dorëzohen me postë të rekomanduar ose në zyrën

administrative të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik – rr. “Shën Kirili dhe Metodi”

nr. 54 – Shkup, kati përdhesë.

4.2. Në anën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërm majtas duhet të shënohet “MOS HAP” dhe

“KONKURS PËR MIRATIM DHE BOTIM TË TEKSTIT SHKOLLOR”, titulli i dorëshkrimit për tekstin shkollor,

klasa, ndërsa në mes adresa: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – SHËRBIMI PEDAGOGJIK, rr. “Shën

Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup

4.3. Botuesit në paketën e dorëzuar me shënimin “MOS HAP” duhet të dorëzojnë dorëshkrim për tekst

shkollor në 5 (pesë) ekzemplarë në formë të shtypur dhe 1 (një) ekzemplarë në formë elektronike

(CD/USB), i përgatitur në mënyrë artistike dhe grafike i redaktuar në aspektin gjuhësor dhe zarf të

mbyllur me shënimin gjithashtu “MOS HAP”, me të dhënat dhe dokumentet e mëposhtme:

3

– dëshmi për veprimtari botuese të regjistruar së paku pesë vjet;

– të dhëna për numrin e telefonit, adresën elektronike dhe adresën e selisë;

– emri dhe mbiemri i saktë i autorit/autorëve;

-certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose kopje të vërtetuar me vulë

noteriale (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë edhe

Aktvendim për njohjen e kualifikimit të huaj të arsimit të lartë të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe

Shkencës);

– vërtetim për përvojën e punës nga autori/ët të lëshuar nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të

Maqedonisë së Veriut;

– deklaratë nga autori/ët se i plotësojnë kërkesat në përputhje me nenin 10 të Ligjit për Tekstet

Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm;

– deklaratë nga autori/autorët se dorëshkrimet janë kontrolluar për aspekte përmbajtjesore dhe teknike,

se informacionet e marra janë të referuara dhe se nuk janë plagjiaturë;

– nëse emri dhe mbiemri i autorit/autorëve ndryshon nga emri dhe mbiemri i deklaruar në certifikatën

ose diplomën për arsimin e përfunduar, bashkëngjitet dëshmi për identitetin e të dhënave;

– deklaratë për redaktimin gjuhësor të tekstit ose vërtetim për dhënien e provimit për lektor (origjinal

ose kopje të vërtetuar me vulë noteriale);

– deklaratë nga botuesi për sigurimin e të drejtave të autorit për ilustrimet në dorëshkrim dhe

– deklaratë nga botuesi se pajtohet që dokumentacioni i plot të shpallet publikisht konform ligjit për

qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

– dokumentacionin e plotë nga kjo pikë botuesit duhet ta dorëzojnë edhe në formë elektronike (CD

ose USB) i cili do të vendoset në zarf të mbyllur.

5. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

5.1. Ofertat për dorëshkrime të teksteve shkollore që nuk dorëzohen brenda afatit të përcaktuar dhe ato

të cilat nuk janë përgatitur me kushtet e këtij konkursi do të refuzohen/hidhen poshtë.

Напишете коментар

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Задолжителните полиња се означени со *

Search

Popular Posts

  • Конкурс за учебник во гимназиско образование

    Врз основа на член 12 став (2) од Законот за учебници во основно и средно образование („Службен весник на Република Северна Македонија” број 3/25 и 74/25), Министерството за образование и наука – Педагошка служба, објавува КОНКУРС за учебникво гимназиско образование 1. ОПШТИ УСЛОВИ Нарачател: Министерство за образование и наука – Педагошка служба Предмет на Конкурсот…

  • Konkurs për tekst shkollor në arsimin e mesëm – gjimnaz

    1 Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25 dhe 74/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall KONKURS për tekst shkollor në arsimin e mesëm – gjimnaz 1. KUSHTE TË PËRGJITHSHME Porositës:…

  • Конкурс за учебник во основно образование

    1 Врз основа на член 12 став (2) од Законот за учебници во основно и средно образование („Службен весник на Република Северна Македонија” број 3/25 и 74/25), Министерството за образование и наука – Педагошка служба, објавува КОНКУРС за учебник во основно образование 1. ОПШТИ УСЛОВИ Нарачател: Министерство за образование и наука – Педагошка служба Предмет…

Categories

Tags